Rusia mbetet e përjashtuar edhe për 2 vjet, nuk shkon dot në Kupën e Botës

Në Lojrat Olimpike Verore 2020 (2021) dhe në Lojrat Olimpike Dimërore 2022 në Pekin, sportistët dhe ekipet e saj do të garojnë nën flamurin e Komitetit Olimpik, dhe jo nën flamurin kombëtar. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (KAS) në Lozanës la në fuqi dënimin e dhënë nga autoritetet olimpike për dënimin 4-vjeçar të Rusisë për shkak të akuzave për përdorim të substancave narkotike nga sportistët e saj. Më e keqja është që kombëtarja e futbollit e Rusisë nuk do të lejohet të shkojë në Kupën e Botës 2020 në Katar edhe nëse kualifikohet, dhe flasim për ekipin e vendit organizator të Kupës së kaluar të Botës, që arriti deri në çerekfinale në 2018.

Sfidanti.al