Rooney kritikon Salah

Sipas Wayne Rooney, Mohamed Salah po “shkatërron trashëgiminë e tij te Liverpooli”. Ish-lojtari i Manchester United dhe i ekipit kombëtar, komentoi shpërthimin e egjiptianit të shtunën kundër trajnerit Arne Slot, i cili e la në stol për tri ndeshjet e fundit. Pas ndeshjes në shtëpi të fundjavës së ardhshme kundër Brighton, Salah do të niset për në Kupën e Kombeve të Afrikës dhe ka lënë të kuptohet se kjo mund të jetë paraqitja e tij e fundit për Liverpoolin.

Rooney shtoi se Salah “po e shkatërron absolutisht trashëgiminë e tij te Liverpooli. Do të ishte e trishtueshme për të ta hidhte të gjithën tutje. Ai i ka bërë të gjitha gabim”.

Pas ndeshjes kundër Leeds, Salah u tha gazetarëve: “E kam thënë shumë herë se kisha një marrëdhënie të mirë me trajnerin, por papritmas nuk kemi asnjë marrëdhënie. Ndihem sikur klubi më ka hedhur poshtë. Kështu ndihem. Mendoj se është shumë e qartë se dikush donte që i gjithë faji të binte mbi mua”.

sfidanti.al