Ishte presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Gabriele Gravina, që mori vendimin që ia lejojnë kompetencat. Ishte për një mënyrë “të veçantë dhe të jashtëzakonshme”, që presidenti doli mbi vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe atij të Apelit, duke e falur Romelu Lukakun dhe duke e lejuar që të luajë në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Italisë ndaj Juventusit. Sulmuesi mori të kuq pas një festimi goli, ndërsa u ofendua në mënyrë raciste nga mjaft tifozë në stadiumin juventin.
Sfidanti.al