Indrit Tuci vazhdon të shëlqejë në Kroaci, por mbetet rezervë!

Nuk qe e lehtë për t’u fituar dhe u mendua se nuk do t’ia dilnin. Futbollistët e Lokomotivës së Zagrebit u përpoqën shumë për të marrë suksesin në stadiumin e tyre ndaj Shibenikut modest, veçse u desh të pritej gjatë për të arritur deri aty. Ishte një shqiptar që i dha fitoren, Indrit Tuci, që madje nuk luajti si titullar në ndeshjen e javës s 30-të të Ligës së Parë të Kroacisë. Tucit sërish iu deshën pak minuta për të treguar veten. Sulmuesi 22-vjeçar hyri në lojë vetëm në minutën e 62-të, por në të 80-ën realizoi rrjetën e fitores. Shqiptari ka 5 gola e 5 asistë këtë sezon në Ligën e Parë kroate duke qenë në formë shumë të mirë, e duke shpresuar që të jetë titullar tek Lokomotiva. Një javë më parë, Tuci shërbeu asistin në barazimin 2-2 që skuadra e kryeqytetit arriti në fushën e Osijekut, ndërsa ndodhet në pozita për të mbijetuar në elitën e futbollit kroat.

Sfidanti.al