Pike e Suarez me kartona te verdhe, Barcelona do t’i apeloje

Barcelona nuk ka ndërmend të tolerojë kartonët e verdhë të Xherard Pike dhe Luis Suarez të marrë në ndeshjen me Leganjes. Nëpërmjet  një komunikate zyrtare klubi katalanas bëri të ditur se do të apelojë këtë ndëshkim të qendërmbrojtësit dhe qendërsulmuesit, ndërkohëe që ndeshja e ardhshme e kësaj skuadre në kampionat është ajo me Valencian në Mestaja.

Pike e mori kartonin e verdhë në minutën e 29 për faull dhe ishte i pesti për të që do të thotë se ai do të jetë një mungesë e rëndësishme për katalanasit në përballjen me Valencian që në këtë moment është forca e dytë e La Ligës. Ndërsa Luis Suarez u ndëshkua me kartonin e verdhë në minutën e 52 sepse pengoi portierin kundërshtar të dërgonte topin në lojë.

sfidanti.al