Golden Stejt regjistroi një tjetër fitore dhe tashmë e sheh veten sërish në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit në NBA së bashku me Hjuston Rokets. Në ‘barclays Center’ të Nju Xhersit, kampionët në fuqi të Uorriors mposhtën Bruklin Nets 118-111 në një sfidë ku vetëm në 24 minutat e oara krijuan një avantazh prej 22 pikësh 64-42. Bruklin u përpoq që të ndryshonte gjërat teksa ngushtoi diferencën falë rezultatit të pjesshëm 42-34. Por Golden Stejt në 2 minutat e fundit krijoi një tjetër shkëputje falë 7 pikëve të Klej Tompson, ndërkohë që Kevin durant nuk ishte i pranishëm në parket.
Los Anxheles Lejkërs fitoi në ‘staples Center’ ndaj Denverit 127-109 në një sfidë ku spikati Lonzo Boll me 11 pikë, 11 assist dhe 16 topa në tabelë. Por një konyribut të rëndësisshëm në këtë përballje dhanë edhe Rendëll e Lopez që së bashku shënuan 45 pikë, ndërsa në krahun tjetër Herris me 20 pikët e tij num mundi dot të shpëtojë Denverin nga disfata.
sfidanti.al