Për tifozët e Bokës, De Rosi është një romanist “napolitan”!

Debutimi i i tij për fat të keq nuk ishte plotësisht perfekt. Daniele De Rosi shënoi në ndeshjen e parë për Boka Juniorsin, por më pas trajneri Alfaro e zëvendësoi në minutën e 76-të. Goditja me kokë e ish-yllit të Romës nuk bëri punë, pasi Almagro e kategorisë së dytë barazoi rezultatin dhe pastaj u kualifikua për në turin e dytë të Kupës së Argjentinës. Një dështim i madh, por jo për italianin. Tifozët e Bokës e adhurojnë, sidomos pas ndeshjes së Kupës, ku De Rosi ishte “komandanti” i mesfushës, duke bërë më shumë pasime e duke mos gabuar thuajse asnjëherë.

Madje, ata tani po e quajnë “El Tano”, diçka që nuk është se i përshtatet aq mirë veteranit. “El Tano” është nofkë për emigrantët italianë të shekullit të 19-të, që vinin kryesisht nga Napoli. Argjentinasit, nga napolitanos, i quajtën shkurt “tanos”. Nga epitet për napolitanët, ky u kthye në emërtim për të gjithë italianët që vinin nga Europa, dhe i tillë është edhe Daniele De Rosi.

Sfidanti.al