Ruiz nuk dëshiron që takimi i dytë me Joshua të zhvillohet në Arabinë Saudite. Boksieri meksikan, kampion bote në peshën e rëndë, ka deklaruar se ende nuk ka hedhur asnjë firmë në kontratë, për të zhvilluar një ritakimin me Anthony Joshua. Ndërkohë, stafi i këtij të fundit ka zyrtarizuar 7 dhjetorin si datën e duelit të dytë mes dy boksierëve, sfidë që do të zhvillohet në Arabinë Saudite.
Por sic duket tashmë, vendi nuk është në preferencat e mesikanit, I cili në një deklaratë për mediat amerikane u shpreh, se ende shpreson që kjo përballje e dytë ndaj rivalit britanik të zhvillohet në Amerikë. “Unë dua të ndeshem sërish në Nju Jork, ashtu si herën e parë, kur fitova. Ne ritakimin qe do të zhvillojmë do t’i jap Joshua një shans për të më mundur, por nëse ata duan sërish të marrin titullin kampion, duhet ta bëjnë këtë gjë në Amerikë”, përfundoi Andy Ruiz Jr, i cili numeron 33 fitore dhe 1 humbje në karrierën e tij si profesionist.