“Truku” i Klopit e ndihmoi Liverpulin në Champions, por një vit më vonë!

Përpara finales së Championsit në 2018, në Kiev, trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop, vendosi të çlironte disi atmosferën e tensionuar në skuadër, ndërsa afronte ndeshja me Realin. Ylli holandez, Vajnaldum, kujton se Klopi hyri në dhomën e zhveshjes me mbathjet e Kristiano Ronaldos, ndërsa mbi to kishte bluzën e tij. Lojtarët, me ta parë trajnerin ashtu, u shtrinë përtokë nga të qeshurit. Klopi pra ia arriti qëllimit, edhe pse finalja ndaj Realit u humb 1-3.

Duket se efekti i kësaj shakaje mbajti për 1 vit, dhe të kuqtë ia dolën ta fitonin më në fund Championsin, në finalen e sezonit të kaluar ndaj Totenhemit në Madrid. Natyrisht, nuk ishte hera e parë që trajneri gjerman bënte shaka të tilla, mund të numërohen me qindra, duke përfshirë vitet tek Mainci, Dortmundi dhe Liverpuli. Këto shaka japin efekt, ndonëse ndonjëherë me vonesë, dhe lojtarët bashkë me tifozët shpresojnë që ndikimi të jetë sidomos për të fituar titullin e parë kampion në Angli në 30 vjet.

Sfidanti.al