Gëzimi ishte i jashtëzakonshëm dhe i ligjshëm për skuadrën varkatare të Universitetit të Oksfordit, në përfundim të edicionit të 163-të të garës më të vjetër në botë. Studentët e Universitetit të vjetër sapo kishin mundur rivalët e tyre të mëdhenj, studentët e Kembrixhit, duke respektuar parashikimet dhe duke ngushtuar diferencën historike në 80 fitore ndaj 82 humbjeve.
Kjo “copë historie” vazhdon që prej gati 200 vjetësh, me edicionin e parë në 1829, ndërsa që nga 1856-ta në mënyrë të përvitshme, me përjashtim të periudhës së dy luftërave botërore. Itinerari është prej 6.8 km në një pjesë të lumit të Tamizit në Londrën Perëndimore dhe garat tani ndiqen nga gati 250 000 spektatorë.
Gjithsesi, Kembrixhi nuk doli duarbosh nga kjo klasike. Ishte skuadra e femrave që nderoi Universitetin duke fituar dhe duke pasur një epërsi të ndjeshme, 42-30, në 72 edicione që janë zhvilluar deri tani. Dy universitetet janë qendra të vjetra studimi, me Oksfordin që ka filluar që nga 1091-shi dhe Kembrixhin që nga 1209-ta.
Sfidanti.al