Çfarë emri duhet t’i vemë këtij njeriu? Mani Pakiao është edhe boksier profesionist, edhe politikan dhe senator i Filipineve, ndërsa mbrëmjen e fundit ishte në versionin sportiv. Veterani i ringut e shtoi edhe më shumë legjendën e tij pasi fitoi titullin botëror në peshat e mesme, në luftën ndaj amerikanit Keith Tërman.
Filipinasi e hodhi nokdaun kundërshtarin e tij 10 vjet më të ri, veçse dueli vazhdoi deri në mbyllje të 12 raundeve. Fitorja iu dha me vendim të ndarë të tre gjyqtarëve në ringun e vendosur në Arenën e famshme të Las Vegasit. Dy gjyqtarë dhanë rezultatin 115-112 për Pakiaon, ndërsa njëri vendosi në favor të Tërmanit, 114-113.
Kjo do të thotë se Pakiao u bë kampioni më i vjetër i botës në historinë e peshave të mesme. Në një karrierë 23-vjeçare, 40-vjeçari mban rekordet si i vetmi kampion i botës në histori në 8 divizione të ndryshme, dhe si i vetmi që ka fituar 12 tituj të mëdhenj botërorë. Me më shumë se 1 miliardë USD përfitime nga boksi, Pakiao besohet se do të kërkojë ta vazhdojë karrierën dhe pse jo, të ketë një tjetër superndeshje me Floj Mejuedhërin.
Sfidanti.al