Një bukuroshe 50-vjeçare e Formula 1 shuhet në aksident

Ajo është Antonia Terci, gruaja e fortë që punoi me Mikael Shumaherin tek Ferrari në vitet 2000 e 2001, kur u fituan dy tituj botëror, në detyrën e inxhinieres. Gruaja 50-vjeçare italiane, që shkëlqeu edhe tek Uilliamsi në 2004, u shua ditën e djeshme në një aksident automobilistik. Tek Uilliamsi, ajo ishte shefe e aerodinanimës, dhe ishte pikërisht skuadra angleze që lajmëroi vdekjen e saj. Sipas të përditshmes gjermane, “Bild”, Terci ishte një nga gratë e para që arriti në pozicione drejtuese në Formula 1. Ajo u rrit në Modenë, jo larg nga punishtja e Ferrarit në Maranelo, ku punoi me dizenjatorin e famshëm të “Kokëkuqes”, Rori Bërn.

Sfidanti.al