Guardiola: Ndeshja ndaj Bryzhit, më e rëndësishme se derbi!

Trajneri katalanas ka frikë se mos lojtarët e tij e mendojnë më shumë sesa duhet sfidën kundër Mançester Junajtidit ditën e shtunë. Mançester Siti do të duhet të ndeshet me “djajtë e kuq” në fundjavë, në kohë drake, por më parë do të luajë sot ndaj Klub Bryzhit në stadiumin “Etihad”. Kampionët e Anglisë fituan 5-1 në Belgjikë dhe një fitore e dytë do ta bënte më të fortë pozitën e tyre në grup në Champions, ndonëse humbja në fushën e Paris SG ia ndërlikon sado pak rrugën drejt raundit të dytë. Për të mos bërë ndonjë gabim tjetër, Guardiola kërkon përqëndrim maksimal që të luftojë në fund me PSG-në për vendin e parë në grup. Gjithsesi, Siti do të jetë në kushte më të këqija sesa Junajtidi që luajti mbrëmjen e djeshme, pra 24 orë më herët.

Sfidanti.al