Në pritje të titullit, Liverpuli fiton garën e dashurisë në Britani!

Sondazhi i një agjencie të specializuar ka nxjerrë diçka që edhe mendohej, por që është më mirë kur konfirmohet. Liverpuli është skuadra më e pëlqyer në Britaninë e Madhe, duke lënë pas Mançester Junajtidin. Jo më kot, dy klubet me më shumë triumfe në Angli dhe në Europë. Sondazhi është bërë nga “Jugov” (YouGov), dhe ka nxjerrë Liverpulin në vendin e parë të renditjes me 8.3 për qind të votave. Pra 8.3 përqind e tifozëve që ndjekin futbollin në Mbretërinë e Bashkuar kanë votuar për të kuqtë e Jurgen Klopit. Në vend të dytë, Junajtidi me 6 për qind, e më pas ndjekin Çelsi me 3.1 për qind, Mançester Siti e Arsenali me nga 2 për qind, e pastaj Totenhemi (1.8), Uolvesi (1.5), Njukasëlli (1.4), Evertoni (1.4) e Aston Vila (1.4). Liverpuli, ashtu si Mançester Junajtidi apo edhe klube të tjerë, kanë bazë të madhe tifozësh në qytetin e tij, por ia ka dalë ta kombinojë edhe me pëlqimin në rand shtetëror. Ja pra një renditje e fituar, në prag të fitores së titullit të Premier Ligës.

Sfidanti.al