Mund të jetë thjesht një kujdes maksimal, dhe ai mund të jetë shumë mirë, por gjithsesi dy ditë stërvitje të diferencuar nga skuadra nuk është një shenjë edhe aq e mirë. Lionel Mesi kaloi pikërisht këtë përvojë, ndërsa mediat në Spanjë shkruajnë se lojtari pati një rezonancë manjetike. Nëse është e vërtetë, ka pasur arsye që është bërë kjo rezonancë, pra Mesi ka ndjerë ndonjë shqetësim, dhe flitet për ndonjë këputje mikroskopike muskulare. Barcelona do të luajë fundjavën e ardhshme ndaj Majorkës në La Liga dhe flitet se kapiteni mund të mos rrezikohet. Gjithsesi, do të ketë edhe seanca të tjera stërvitore për të parë gjendjen e vërtetë të argjentinasit. Gazetat shkruajnë se probleme fizike kanë pasur edhe Ansu Fati, Ymtiti e Monçu.
Sfidanti.al