Milani, nga mjekra e Kjerit tek dëmtimi (i radhës) i Ibrës!

Është moment i errët në Lombardi, për pjesën kuqezi, dhe pas dy barazimeve radhazi po rrezikohen në ekstrem shanset për titullin e parë që nga viti 2011. Përtek kokave të ulura dhe gojëve të mbyllura, tek Milani ka lajme për dëmtimin e radhës të Zllatan Ibrahimoviçit. Suedezi do të rrijë sërish jashtë për një shqetësim në gju, ndërsa mediat italiane shkruajnë se tashmë problemet fizike të Ibrës po bëhen pak si të tepërta. Me gjasë, klubi nuk do t’i japë edhe një tjetër vit kontratë, por kjo gjë nuk është vendosur. Nga ana tjetër, mungesë e rëndësishme mbetet Simon Kjer, kapiteni i Danimarkës që u bë i shquar për veprimin e tij në Euro 2020 duke i shpëtuar jetën shokut të ekipit, Kristian Eriksen. Qendërmbrojtësi Kjer ka vendosur të lerë mjekrën dhe flokët pa prerë deri ditën që do të kthehet, dhe tani është bërë si njeri i egër (në foto). “La Gazeta delo Sport” e cilëson si “vikingun e fundit”.

Sfidanti.al