Rekordin e Gerd Mylerit nuk do ta thyejë dot, nëse kjo gjë do të ndodhë. Në Poloni janë të sigurt se Robert Levandovski ka arritur një marrëveshje me Barcelonën për të luajtur aty për 3 sezonet e ardhshme, duke realizuar dëshirën e hershme për të provuar La Ligën e Spanjës. Jo me Realin, por rivalin e madh të madrilenëve! Kështu shkruan gazetari polak, Sebastian Stashevski, e medias “Sport Interia”. Gjithsesi, mediat europiane shkruajnë se Barcelona nuk ka dëshirë të paguajë 60 milionë euro për kartonin e Levës, aq sa kërkon Bajerni, duke qenë edhe që legjenda e Polonisë është në moshë të madhe, në gusht mbush 34 vjeç. Levandovski ka shënuar 309 gola në Bundesligë, duke qenë 57 gola prapa rekordit të Gerd Mylerit. Gjithsesi, për superyllin duket se ka më shumë rëndësi të pasurojë karrierën në një kampionat shumë të fortë dhe të provojë të fitojë Championsin me Barçën.
Sfidanti.al