Nuk mund të quhet drejtpërdrejt fajtor, pasi nuk e dinte, por gjithsesi, Kristiano Ronaldo këtë herë nuk e bëri atë që bëri Mesi. Argjentinasi ia dha votën CR7-ës në anketën e FIFA-s për lojtarin më të mirë të vitit, edhe pse nuk e vuri në vend të parë, ndërsa portugezit nuk i shkoi ndërmend diçka e tillë.
Në listat e publikuara nga FIFA, shihet se Mesi votoi për Luka Modriçin, Kilian Mbapenë dhe Kristiano Ronaldon, duke ndryshuar stilin e tij të përhershëm. Në të kaluarën, numri 10 katalanas kishte votuar gjithnjë për shokët e tij të skuadrës tek Barcelona apo Argjentina, si Ksavi, Iniesta, Aguero, Nejmar, Di Maria, Suarez apo Maskerano. Në të kundërt, CR7-ta nuk e ka votuar kurrë Mesin.
Sfidanti.al