Mekgregor-Mejuedhër duhet të presë, Amerika do ndeshje tjetër!

Data e caktuar ishte 16 shtatori, vendi i përzgjedhur, ai i përhershmi, Las Vegasi, SHBA. Në rregull deri këtu, por papritur gjithçka shpërtheu në ajër. Një blerës më i madh trokiti në derë të organizatorëve të ndeshjeve të boksit dhe përballja mes Konor Mekgregorit e Flojd Mejuedhërit (Xhunior) duhet të presë. Në Arenën madhështore të “qytetit të mëkatit” do të japin spektakël dy boksierët më të mëdhenj të momentit në peshat e mesme, Kanelo Alvarez i Meksikës dhe Genadi Golovkin i Kazakistanit.

“Ne e humbëm datën tonë nga Kanelo dhe GGG, – tha shkurt Dejni Uajt (Dana Ëhite), bosi i kampionatit botëror më të njohur të arteve të përziera marciale, UFC, – megjithatë, bëhet fjalë për një ndeshje të madhe, dhe unë do të shkoj ta shoh edhe atë”. Mekgregor është kampioni i padiskutueshëm i UFC-së, ndërsa Mejuedhër ishte kampion i padiskutueshëm i peshave të mesme në boksin profesionist, përpara sesa të tërhiqej në 2015 pa pësuar asnjë humbje në karrierë. Përballja mes tyre do të jetë e para e këtij lloji “të përzier” mes dy sporteve luftarake.

Besohet se ndeshja Mekgregor-Mejuedhër do të ketë shumë interes dhe të ardhura të mëdha, por po ashtu edhe Alvarez-Golovkin. Për më tepër, dy boksierët janë marrë vesh për duelin, ndërsa dy të parët ende duhet të bëjnë një kontratë.

Sfidanti.alboks alvares golovkin