Meiuedher: Për Konorin u stërvita vetëm tri javë dhe bëja qejf çdo natë!

Ish-kampioni i botës Floid Meiuedher bëri, këto ditë, një deklaratë interesante në media lidhur me “ndeshjen e shekullit” (26 gusht) kundër luftëtarit të arteve marciale të përziera, Konor MakGregor, të cilën ai e fitoi me nokaut teknik.

“Ai e ka karrierën përpara, sepse është akoma i ri, por boksi është një sport i rrezikshëm, sepse, thjesht, ju nuk e dini drejtimin që mund të marrë ndeshja. Ndodh që mund të dëmtosh edhe trurin. Dua të them se më erdhi keq që njerëzit duartrokisnin Konorin dhe jo mua. Në fakt, ata duhet që të më duartrokisnin mua, sepse unë jam 40 vjeç dhe kisha dy vite në ‘pension’. Unë jam më i gjatë dhe më i madh në trup, ndoshta, jo më i fortë, por kam një gjatësi më të madhe të duarve. Rinia fliste në favor të tij, kështu që në letër ai ishte fitues. Kurse unë… isha plotësisht jashtë formës, u stërvita vetëm tri javë, ndërsa jam argëtur dhe kam bërë qejf çdo natë”, vuri në dukje Meiuedheri.

Sfidanti.al