Me apo pa gola, Grizmani është një “makineri” që nuk ndalet!

Ka luajtur 475 ndeshje me skuadrat e klubeve dhe 78 me Francën, pra po i afrohet shifrës totale 600 edhe pse është ende i ri, 28 vjeç. Antuan Grizman, mund të mos jetë gjithnjë në nivel të shkëlqyer, por është përherë i gatshëm të përgjigjet në “apel” për trajnerët me të cilët ka punuar. Që nga koha e Real Sociedadit, për të kaluar tek Atletiko e për të përfunduar tek Barcelona, sulmuesi francez ka humbur shumë pak minuta, shumë më pak se Usman Dembele, Luis Suarez apo vetë Lionel Mesi.

Nga 519 ndeshje gjithsej që nga viti 2009, ai ka humbur vetëm 44 në ligën spanjolle, dhe mesatarisht ka qenë në fushë mbi 92 për qind të kohës. Me Francën ka humbur vetëm 4 ndeshje nga 82 gjithsej, pra është gati 96 për qind në fushën e lojës. Kjo do të thotë se Grizman ka një nivel fizik të jashtëzakonshëm, të ngjashëm me Robert Levandovskin e Bajernit. Gjithsesi, ka luajtur gati 37 000 minuta me klubet dhe mbi 5 600 minuta me kombëtaren e Francës, me të cilën doli edhe kampion i botës vitin e kaluar.

Sfidanti.al