Reagimet e tij kanë qenë të shumtë, dhe me mjaft zemërim e idhtësi. Gjashtë herë kampioni i botës në Formula 1, pasi fshikulloi kolegët e tij për heshtjen ndaj vrasjes së Xhorxh Flojdit, dhe pasi sulmoi politikën britanike që kritikoi rrëzimin e statujës së ish-tregtarit të skllevërve në Bristol nga aktivitët e lëvizjes “Jeta e zezakëve vlen”, pohoi me kënaqësi se këto javë po ndodh një ndryshim.
“Ne po shohim që po kalohen ligje, – shkroi ai, – ne po shohim oficerë policie që po vihen përpara përgjegjësisë për veprimet e tyre fatale, kompani të mëdha kanë nisur ta lidhin veten me lëvizjen “Jeta e zezakëve vlen”, dhe po e edukojnë veten sesi mund të sillen e të veprojnë më mirë. Ka një rritje të madhe në shitjen e librave për antiracizmin, shumë njerëz po shikojnë filma dhe dokumentarë që të edukojnë më mirë veten me eksperiencën tonë. Shumë më tepër njerëz duan të dinë më shumë për historinë e zezakëve. Ky është vetëm fillimi, dhe ka ende shumë ndryshim që po afrohet”. Hamiltoni foli ndërsa në Londër u rrëzua statuja e një tjetër pronari skllevërisht, Robert Miligan, ndërsa për momentin, statuja e Çërçillit u mbrojt nga policia.
Sfidanti.al