Sot zhvillohen ndeshjet e gjashta apo të fundit në grupet e Ligës së Kampionëve për edicionin 2023/24. Grupi A është më interesanti pasi tri klube janë në garë për vendin e dytë. Manchester Unitedi synon fitore ndaj Bayern Munichen për të pritur pastaj një barazim në ndeshjen Copenhagen-Galatasaray, pasi fitorja në këtë ndeshje do ta dërgontemw tej skuadrën fituese. Në Grupin C, Napoli do të tentojw tw mposhtw ose të luajë pwr barazimin në shtëpi me Braga-n për të siguruar kalimin, ndërsa Union Berlin me një fitore ndaj Real Madrid mund ta marrë vendin e tretë që e dërgon në Ligën e Evropës. Inter synon fitore ndaj Real Sociedadit për t’u bërë ‘kokë’ e Grupit D, ndërsa Salzburg-Benfica luhet për prestigj. Ndeshjet e Grupit B, PSV-Arsenal dhe Lens-Sevilla luhen pa pretendime pasi Arsenali dhe PSV kanë siguruar dy vendet e para, ndërsa Lens vetëm në rast disfate mund ta humbasë vendin e tretë.
sfidanti.al