Lexuesit e “Bildit” zgjedhin më të mirët: Pele, Shumi, Xhordan …

Gazeta “Bild” u ofroi lexuesve të saj që të zgjidhnin numrin 1 të të gjitha kohëve në çdo sport. Lista natyrisht ishte e gjatë, por përgjigjet u dhanë dhe renditje u përpilua. Në futboll, në vend të parë doli Pele që mori mbi 25 për qind të votave, pastaj Mesi me 21.6 për qind dhe Kristiano Ronaldo me 14.4. Në basketboll, u zgjodh i pari Majkëll Xhordani me 68 për qind, Dirk Novicki i dyti (lexuesit e “Bildit” janë gjermanë), Mexhik Xhonson i treti, ndërsa Lebron Xhejms vetëm i 5-ti.

Në boks, Muhamed Aliu nuk pati rivalë me 74 për qind, duke lënë pas Majk Tajsonin dhe Vladimir Kliçkon (që jetoi dhe luftoi në Gjermani). Në tenis, s’mund të ishte kush tjetër i pari përveç Federerit (58 për qind), pastaj Borg dhe Beker. Në hokejin në akull fitoi Uejn Grecki, shënuesi më i mirë i NHL-së për të gjitha kohët. Në Formula 1, Mikael Shumaher i pari me mbi 81 për qind, Airton Sena dhe Ljuis Hamilton në “podium”. Tajgër Udsi fitoi garën për golfin, Herman Majeri për skitë alpine, dhe Edi Merksi për çiklizmin.

Në not, doli i pari Majkëll Felps, pastaj Mark Shpic dhe Mikael Gros, ndërsa në atletikë, i pari u shpall Usain Bolti, i ndjekur nga Karl Ljuisi dhe Xhesi Ouens.

Sfidanti.al