Levandovski largohet nga Botërori, por të paktën me dy gola

Nuk dihet nëse do të ketë një tjetër turne të tillë për të. Mosha 34-vjeçare nuk e lejon që të bëjë llogari të mëdha, por gjithsesi Robert Levandovski është më i lehtësuar pas Kupës së Botës në Katar. Edhe pse nuk e udhëhoqi dot Poloninë e tij drejt gjysmëfinalejes siç bënë brezat e Latos, Zhmudës, Tomashevskit, Shimanovskit, Mlinarçikut, Smolarekut, Bonjekut apo Kazimierzit në 1974 e 1982, sërish arriti të kalonte grupin, diçka që nuk ndodhte prej 36 vitesh. Po ashtu, Levandovski shënoi 2 gola, që ishin të parët për të në finalet e botërorëve. Legjenda polake ka një karrierë për t’u pasur zili me kombëtaren dhe me klubet. Ai ka 78 gola në 137 ndeshje për Poloninë duke qenë rekordmen (30 asistë). Po ashtu ka 527 gola e 139 asistë në 695 ndeshje për ekipet e klubeve. Në total në karrierë ai ka 832 ndeshje, 605 gola dhe 169 asistë (774 gola+asistë). Shumë pak yje në histori mund të kenë statistika të tilla.

Sfidanti.al