Presidenti i klubit parizien e ka fjalën për paraqitjen në Kupën e Botës në Katar, ku që të dy yjet po shkëlqejnë. Kilian Mbape ka 5 gola dhe Franca është në çerekfinale, ndërsa Lionel Mesi ka realizuar 3 herë dhe Argjentina është po ashtu mes 8 më të mirëve të Botërorit. Të dy superyjet e Paris SG nuk do të përballen me njëri-tjetrin deri në një finale të mundshme sepse rrugët e tyre janë të ndara. Franca ndeshet me Anglinë e më pas me fituesin e krahut të Spanjës e Portugalisë, ndërsa Argjentina e Mesit ka duelin me Holandën, e më pas me fituesin e krahut të Brazilit dhe të Kroacisë.
Sfidanti.al