Nëse mendoni se armiqësia mes Edinson Kavanit dhe Nejmarit filloi në mometin ku u zunë për goditjen e dënimit apo penalltinë në përballjen ndaj Lionit, e keni gabim. Dy yjet e Paris SG mesa duket paskan qenë “shemra” që në momentin e parë. Burime nga skuadra franceze pohojnë se Kavani i lëshoi një “thumb” brazilianit, në çastin kur hyri në dhomën e zhveshjes së PSG-së. Fjalët e uruguajanit ishin: “Kush është ky? Mos mendon se je Mesi?”
Nejmar, që besohet të jetë larguar nga Barcelona për të mos luajtur nën hijen e argjentinasit, padyshim që nuk e priti mirë ngacmimin e shokut të tij të ri të skuadrës, edhe pse fjalët e Kavanit ndoshta ishin vetëm një shaka. Gjithsesi, kjo nuk e ndihmon aspak Paris SG që nuk po arrin dot t’i pajtojë futbollistët e tij më të mirë.
Sfidanti.al