Janë të rraskapitur, lojtarët e Juventusit akuzojnë Alegrin

Pak ditë më parë ishte trajneri që shpërtheu kundër tyre për shkak të disfatës ndaj Interit në Kupën e Italisë, por tani duket se ka ardhur radha e futbollistëve. Pasi Maks Alegri tha fjalë të rënda për lojtarët e Juventusit, këta kanë reaguar në mënyrë anonime, por të qartë, për mediat duke akuzuar teknikun. “E ndjejmë veten shumë të lodhur, – thonë ata, – kjo për shkak të metodave të Alegrit në stërvitje, për shkak të skemave taktike dhe zgjedhjes së formacionit”. Juvja ka humbur tre ndeshjet e fundit radhazi në Serinë A, ndërsa ka vetëm një fitore në 5 sfidat e fundit në total.

Sfidanti.al