NBA, Sakramento pranë mrekullisë, kampionët duhet të presin!

Ndryshon diskutimi për Golden Steit, me kampionët në fuqi të basketbollit amerikan që duhet të presin ndeshjen e shtatë dhe të fundit në plej-off për të shpresuar te kualifikimi. Uorriors u barazuan 3-3 në serinë e përgjithshme nga Sakramento. Kings triumfuan në transfertë me rezultatin 99-113. Malik Monk dhe Daron Foks shënuan thuajse gjysmën e pikëve për Sakramenton, ndërsa në një mbrëmje të keqe ishin dy yjet e Golden Steit, Stefën Kerri dhe Klei Tomson.

Sfidanti.al