Italia rrezikon kualifikimin direkt në Botëror, Zvicra i merr pikën!

Të Kaltrit e Roberto Mançinit mbeten në vendin e parë dhe padyshim janë favoritë për të shkuar direkt në Katar, por barazimi 1-1 në “Olimpiko” me helvetët ua bën më të vështirë. Me të dyja skuadrat që kanë nga 15 pikë, Italia do ta luajë ndeshjen e fundit në grup në fushën e Irlandës së Veriut, një skuadër që në Belfast i ka marrë pikë Zvicrës e Bullgarisë dhe në Itali është mundur vetëm 0-2. Zvicra, ndërkaq, do të presë Bullgarinë në Lucernë. Në stadiumin e Romës u zhvillua një ndeshje e fortë, në të cilën zviceranët kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Vidmer, por Di Lorenco arriti të barazonte para pushimit. Mëkat për vendasit, pasi Zhorzhinjo humbi penallti pranë fundit të ndeshjes. Zvicra pati në formacion shqiptarin e Kosovës, Xherdan Shaqiri, ndërsa në pjesën e dytë hynë edhe Kastriot Imeri dhe Andi Zeqiri.

Sfidanti.al