Ibrahimoviç “pickon” Mbapenë: Duhet ta tregojë që është numri 1!

Nuk i jep rëndësi faktit nëse francezi do të luajë tek Paris SG apo tek Reali i Madridit, por kryesore është se çfarë dëshiron të bëjë në fushë. Zllatan Ibrahimoviç, në moshën 40-vjeçar, mendon se mund t’i lejojë vetes t’i japë një këshillë Kilian Mbapesë 22-vjeçar për vazhdimin e karrierës. “Ai duhet të ndjejë “erën e gjakut”, – thotë suedezi i Milanit, – duhet që të largojë nga vetja ata që i thonë se është lojtari më i mirë i botës, por duhet të ketë pranë ata që t’i thonë se duhet të jetë edhe më i mirë. E adhuroj Mbapenë, por më duket në pozicion komod. Ai është një nga 10 më të mirët e botës, por ka lojtarë që ka kohë që janë ndër më të mirët. Aty është edhe Halandi, por edhe Ibrahimoviçi”.

Sfidanti.al