Zlatan Ibrahimovic dhe Marco Verratti u ribashkuan për darkën tradicionale të 24 dhjetorit, si miq, pas kohës si bashkëlojtarë te PSG.Ajo që bëri bujë nuk ishin përqafimet, por orët luksoze në duart e tyre.
Sipas faqeve të specializuara si “Celebrity Watch Spotter”, Ibrahimovic kishte një “Rolex Daytona” në ar të bardhë me vlerë 900.000 dollarë, me diamante dhe 36 safirë rreth kornizës.
Verratti kishte një “Patek Philippe World Time Minute Repeater”, “Lake Geneva” në ar rozë 18 karat, me vlerë 1.2 milionë dollarë dhe me dial të emailuar. Fotot u bënë “virale” në rrjetet sociale, duke nxitur komentet mbi dy ish-bashkëlojtarët dhe ikonat e PSG-së nën drejtimin e El Khelaifit.

