Halandi thyen rekordin 94-vjeçar të Sitit për golat e një lojtari në një sezon!

Në 36 ndeshje këtë sezon, në të gjitha kompeticionet, sulmuesi norvegjez ka arritur në 39 rrjeta. Rekordin ai barazoi me golin e katërt ndaj Lajpcigut në Champions, dhe e theu me rrjetën e pestë. Rekordin e mëparshëm për Mançester Sitin e mbante Tomi Xhonson në sezonin 1927-1928.