Përse Man. Junajtidi shpenzon 120 milionë euro për sulmuesin Kolo Muani?!

Francezi ishte në Kupën e Botës dhe shpejt ka nisur të fitojë përvojën që i duhet një futbollisti profesionist të nivelit të lartë. Kolo Muani është sot sulmues i Ajntrahtit të Frankfurtit, por për të interesohen shumë klube të Europës, mes të cilëve edhe Mançester Junajtidi. Trajneri Erik Ten Hag besohet se është gati të shpenzojë rekordin e klubit, 105 milionë paundë stërlina për kartonin e 24-vjeçarit që pëlqehet edhe nga Paris SG. “Djajtë e kuq” e vlerësojnë shumë këtë yll të ri dhe besojnë se u duhet një qendërsulmues, pavarësisht se kanë Markus Rashfordin, i cili sipas Sër Aleks Fergusonit nuk është një “numër 9 tipik”.

Sfidanti.al