Guardiola gjen “Mesin e ri” për “vetëm” 20 milionë euro!

Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, ka qëndruar “i qetë” gjatë këtij sezoni veror të transferimeve dhe deri tani ka blerë vetëm një lojtar, Rodri, nga Atletiko e Madridit që e shiti atë për 70 milionë euro. Tani për tani, sikurse thuhet, në “Etihad” nuk kanë në plan që të bëjnë ndonjë lëvizje serioze në tregun e transferimeve, megjithëse deri në fund të këtij sezoni transferimesh në Angli ka edhe tri javë, ndërkohë që shumë gjëra do të varen edhe nga shitja eventuale e Leroj Sanes, për të cilin janë interesuar Bajerni i Mynihut dhe PSZH-ja.

Sidoqoftë, ndërkohë që Guardiola po “rregullon” ekipin në prag të sezonit të ri, ai po mendon edhe për të ardhmen. Një nga futbollistët kyç të ardhshmes konsiderohet “Leo Mesi i ri”. Fjala është për futbollistin e talentuar 18-vjeçar argjentinas, Tiago Almada, që tani luan me Velesin e Sarsfildit.

Guardiola synon që ta blejë këtë futbollist të ri për 20 milionë euro dhe ta dërgojë atë që “të kalitet” të Sportingu i Lisbonës. Sidoqoftë, duhet të pritet që të shihet, nëse Almada i rime të vërtetë mund t’i afrohet sado pak nivelit të Mesit, sepse kohët e fundit janë paralajmëruar disa “Mesi të rinj”!

Sfidanti.al