Nuk ka mundësinë të barazojë një legjendë si Stefi Graf apo spanjollen Arança Sançez, për të qenë më e reja që fiton një Grand Slem, por gjithsesi ajo që po bën Jelena Ostapenko në Paris meriton të hyjë në histori. Tenistja letoneze me origjinë ruse arriti finalen e parë të një turneu të Çmimit të Madh, pasi eleminoi zviceranen Timea Baçinski në “Rolan Garos”. Gjysmëfinalja në Paris do të mbahet mend si ndeshja e ditëlindjeve, pasi pikërisht atë ditë Ostapenko mbushi 20 vjeç dhe Baçinski u bë 28.
Shifrat ishin 2-1 për letonezen, me setet 7-6, 3-6 e 6-3, ndërsa kundërshtarja e saj pati edhe një dëmtim. Në finale, Ostapenko do të luajë ndaj rumunes Simona Halep, e cila eleminoi çeken Karolina Pliskova në tri sete. Halep luan për titullin dhe për numrin 1 në renditjen botërore të femrave.
Sfidanti.al