Milani duhet të mendojë për Kostën, pasi Murinjo do Belotin!

Oferta sipas mediave është 80 milionë euro. Nuk është 100 milionëshi që kërkon Torino për Andrea Belotin, por është gjithsesi shumë. Mançester Junajtid është vënë në ndjekje të sulmuesit kryesor të Italisë, dhe Zhoze Murinjo nuk ka ndërmend të kursejë paratë. Tani që Antuan Grizman nuk vjen dot (ndoshta edhe Mou nuk e deshi aq fort), dhe që Romelu Lukaku pritet të shkojë tek Çelsi për 100 milionë euro, Zhoze duhet të mendojë për një sulmues të klasit të lartë. Beloti ka moshën e duhur për të qenë i tillë për shumë vite dhe jo më kot është lojtari kryesor ofensiv i katër herë kampionëve të botës.

Nuk dihet nëse do të mjaftojnë 80 milionë euro, por ka mundësi të diskutohet pak më gjatë dhe Murinjo ndoshta ta rrisë edhe pak më shumë ofertën, ndoshta deri në 90 milionë euro. Beloti ishte një nga lojtarët që pëlqeheshin nga Milani, por besohet se klubi italian do të duhet të marrë Diego Kostën, i cili pritet të kushtojë më lirë se normalisht pasi doli hapur kundër vazhdimit tek Çelsi.

Sfidanti.al