Gjendet i vdekur trajneri amerikan i gjimnastikës, i akuzuar për dhunë seksuale!

Ngjarja jepet si vetëvrasje, ndërsa personazhi është bërë famëkeq nga gjyqet e viteve të fundit në SHBA. Xhon Gedert (John Geddert), ish-trajner i skuadrës kombëtare amerikane të gjimnastikës për femra, u gjet pa jetë në makinën e tij në një “xhep” të një rruge në Miçigan. Ai duhej të dilte këto ditë para gjyqit për akuzat që i janë bërë nga ish-gjimnastet për dhunë psikologjike dhe seksuale. Përpara tij, u gjykua dhe u dënua mjeku i skuadrës kombëtare, Lerri Nasar, i cili mori vendimin me 60 vjet burg në 2018.

Me dhjetëra femra, ish-gjimnaste apo edhe gjimnaste, i akuzuan dy burrat për veprimet e tyre, ndërsa Gederti akuzohej edhe për trafik të qenieve njerëzore dhe për organizatë kriminale. “Ky është fundi i një historie tragjike për të gjithë personat e përfshirë në të”, – deklaroi prokurori i përgjithshëm i Miçiganit, Dejni Nesel. Gedert ishte trajneri i SHBA-së që fitoi medaljen olimpike në Lojrat Olimpike në Londër në 2012. Sarah Klejn, njëra nga femrat që u abuzua për 10 vjet nga Nasari, deklaroi se “vdekja e Gedertit është një arratisje nga drejtësia”.

Sfidanti.al