Formula e futbollisteve gjermane, betim përpara flakëve të zjarrit!

“Femrat tona janë bërë shumë të nxehta”. Ky ishte komenti i gazetës “Bild” për ritualin e lojtareve të kombëtares së futbollit të Gjermanisë, në prag të Kupës së Botës. Turneu zhvillohet në Francë, me nisje në 8 qershor, dhe trajnerja Martina Fos-Teklenburg i mblodhi vajzat rreth një fuçie ku digjej një zjarr i madh, plus edhe disa flakë më të vogla. Kjo në qendrën e grumbullimit të tyre, në Grasau

“Synimi ynë është të paktëm të sigurojmë Lojrat Olimpike, – ishin fjalët e saj, – pra, të paktën të dalim si një nga 3 skuadrat më të mira të Europës, por natyrisht duam titullin”. Atmosfera sikur ishte kombinuar për këtë objektiv, sepse zjarri në fuçi dukej si flaka olimpike. Vetë lojtaret mendojnë për titullin, ndërsa suksesi i fundit i Gjermanisë në Botërorin e femrave është arritur 12 vjet më parë.

Sfidanti.al