Që të dy i përkasin së njëjtës “racë”, asaj të sulmuesve. Zbignjev Bonjek ka qenë ylli ofensiv i Polonisë së viteve 80-të, dhe po ashtu i Juventusit e Romës në Itali, ndërsa Robert Levandovski është legjenda e gjallë e kombëtares polake, si dhe një legjendë edhe më e madhe tek Bajerni i Mynihut, ndërsa ka shkëlqyer mjaft tek Dortmundi. Së fundmi po flitet për një akord të arritur mes Levandovskit dhe Barcelonës, ndërsa një mendim e dha edhe Bonjeku. “Një kalim i mundshëm i Levandovskit tek Barça është emocionues dhe interesant, – shkruajti ai në Tuiter, – por, nuk shartohen pemët e vjetra. Është një rrezik shumë i madh”.
Sfidanti.al