Nuk do të “pritet” sot “bileta” për në finalen e Kupës së Botës në Katar, por do të jetë gjysma e punës. Ukraina do të dalë në fushë ndaj Skocisë në stadiumin “Hampden Park” të Gllazgout dhe me gjasë një pjesë e vetë publikut vendas do të jetë në krah të miqve. Është një moment që sjell shumë emocione ndërsa vazhdon sulmi i Rusisë në Ukrainë me gjithë tmerret që sjell lufta. Simpatia për ukrainasit në Europë është e madhe, dhe është në rritje, aq sa pjesa më e madhe e opinionit të kontinentit do të donte që pikërisht Ukraina të shkonte në Botëror. Sonte në 20:45 luhet Skoci-Ukrainë dhe në 5 qershor, Uellsi pret fituesin e këtij çifti në ndeshjen që përcakton finalistin e fundit. Ukraina ka skuadër serioze me trajnerin Petrakov në krye, dhe disa lojtarë shumë të mirë si Pjatov, Mikolenko, Jarmolenko, Zinçenko, Malinovskij apo Jaremçuk.
Sfidanti.al