Edhe pse Milani vonoi, plot 70 000 tifozë priten në ndeshjen e parë në San Siro

Përsa i përket abonimeve, gjithcka ka përfunduar, pasi plot 40 000 kartona janë shitur. Tifozët i janë përgjigjur në radhë të parë suksesit të madh të Milanit të tyre sezonin e kaluar kur doli kampion, pavarësisht vonesave në transferimet e verës. Kuqezinjtë kanë marrë deri tani vetëm De Ketelerin, ndërsa nuk dihet nëse Sancez do të vijë, por gjithsesi tifozët janë të kënaqur dhe entuziaztë. Mediat italiane shkruajnë se 70 000 bileta, kapaciteti i plotë i stadiumit “San Siro” sot, janë shitur për ndeshjen e parë të Serisë A ndaj Udinezes, të shtunën e 13 gushtit.

Sfidanti.al