Manaj debuton me fitore në Angli, tani pret golat!

Nuk arriti të luante shumë, dhe nuk mund të ndodhë kur je i ri në një skuadër, përveçse kur quhesh Mesi apo Mbape. Rej Manaj bëri debutimin e tij në futbollin anglez, duke u aktivizuar në minutën e 81-të të ndeshjes në shtëpi që Uatfordi e luajti ndaj Shefild Junajtidit. Debutimi nuk vonoi, u bë menjëherë në javëe parë të kategorisë së dytë në Angli, të quajtur Championship. Manaj nuk arriti të shënonte gol, por ishte i rëndësishëm në ato minuta sepse u tregua i rrezikshëm dhe luftoi bashkë me shokët për të mbrojtur fitoren  1-0 që edhe u arrit.

Sfidanti.al