CR7-ta një legjendë? Një meritë e ka padyshim Mançester Junajtidi!

Ishte një talent i madh nga ata që binin në sy menjëherë. Kristiano Ronaldo iu kërkua me ngulm trajnerit Sër Aleks Ferguson nga yjet e tij, dhe nuhatja e dyfishtë nuk doli e gabuar, por gjithsesi edhe superlojtari portugez pati nevojë për t’u “latuar”. Trajneri i atëhershëm, dhe që është ende tek Mançester Junajtidi, Majk Felan, tregon se stafi teknik u mor shumë me Ronaldon për ta përmirësuar.

“Ronaldo dallohej nga të tjerët, – u shpreh Felani, – ai ishte si një “sfungjer”. Ai donte më shumë (këshilla nga stafi teknik). Ai kishte sfida pa fund. Ne u desh të përpiqeshim për ta bërë Kristianon lojtar më të mirë, dhe më në fund ai e kuptoi”. “Suksesi erdhi dhe pasi ai shkoi tek Reali, në lojën e tij kishte gjëra që ai i kishte mësuar tek Mançester Junajtidi, – vazhdoi Felani, – natyrisht, nuk pretendoj të kem krijuar Kristianon, pasi tek ai kanë ndikuar shumë njerëz, dhe meritën më të madhe e ka ai vetë, pasi ambicia e tij ishte fantastike”. Ronaldo luajti në “Old Traford” nga 2003 deri në 2009, duke fituar Championsin dhe 3 tituj në Premier Ligë.

Sfidanti.al