Formula E redukton koston; shtyhet me 1 vit debutimi I Gen2Evo

Formula E ishte kampionati I parë motoristik që I ndaloi aktivitetet për shkak të emergjencës coronavirus dhe tani ka vendosur të mendojë për të ardhmen. Në pritje të një ristarti të kampionatit, skuadrat dhe konstruktorët në akord edhe me FIA vendosën që të shtynin debutimin e makinave të reja Gen2Evo deri në sezonin 2021/22.

Në këtë kampionat është vendosur reduktimi I kostove në kuadër të të cilit është përfshirë edhe ulja e shpenzimeve për zhvillimin e makinave pë 2 vitet e ardhshme, përfshi këtu homologimin e një makine të vetme.

‘Personalisht mbështeta dhe inkurajova vendimet e kampionatit të Formula E të ratifikuara nga Këshilli Botëror I Motorsportit, masa që janë në linjë me atë që duam që t’I përcojmë edhe në kategoritë e tjera të FIA-tha presidenti I Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit, Jean Todt.

Sfidanti.al