Çfarë bën Ronaldo, në vend të portës godet kameramanin!

Kur Kristiano Ronaldo gjuan drejt portës, shumëkush mund të ndihet i sigurt edhe po të jetë aty pranë. Kështu po mendonte edhe kameramani Lorenzano Prieto, i televizionit amerikan “Univision Deportes”. Papritur, qetësia e tij u trondit pasi një top i goditur nga ylli i Realit në stadiumin “Republikan” të Kievit, goditi kamerën e tij të shtrenjtë, dhe pastaj e goditi edhe atë përmbi sy.

Prieto pësoi një çarje të thellë dhe pati rrjedhje të fortë gjaku, derisa ndihma e shpejtë stabilizoi gjithçka, duke ia mbyllur plagën me qepje dhe me një fashë të posaçme. Për më tepër, Ronaldo i kërkoi falje në mënyrën e tij, duke i dhuruar fanelën me numrin 7. Një mbrëmje vërtet e paharruar për Prieton, për keq dhe për mirë.

Sfidanti.al