Çdo të ndodhë në janar me “150-milionëshin” Belingham?!

Skuadra e Borusias së Dortmundit është këto ditë në një fazë përgatitore në Spanjë, ndërsa Bundesliga vonon të fillojë. E ardhmja e Xhud Belinghamit mbetet në ajër, ndonëse mediat gjermane shkruajnë se nuk bëhet fjalë që adoleshenti anglez të luajë nga vendi tani në janar. Gjithsesi, në Angli dhe në Spanjë shkruhet se Belinghami ka pasur bisedime me drejtuesit e klubit, besohet me ndihmën e agjentit të tij, për të qartësuar të ardhmen. Mediat shkruajnë se kartoni i tij mund të arrijë nga 130 deri në 150 milionë euro, dhe se Reali i Madridit është favorit për ta marrë, qoftë edhe në qershor.

Sfidanti.al