Lebron-Durant, Nacionalizmi amerikan shfaqet në Ndeshjen e Yjeve

Nëse shikon ndeshjet e NBA-së vëren se të tillë si Nikola Jokiç, Luka Donçiç, Zhoel Embijd apo Janis Adetokumbo janë dominues me lojën dhe me statistikat e tyre. Gjithsesi, në votimin e publikut për të përzgjedhur basketbollistët e Ndeshjes së Yjeve, renditja është ndryshe. Lebron Xhejmsi udhëheq në Perëndim dhe Kevin Durant në Lindje, që të dy amerikanë, ndryshe nga katër lojtarët që përmendëm më sipër. Jokiç është i dyti në Perëndim, me diferencë të madhe me Lebronin (rreth 900 000 vota), ndërsa Adetokumbo është shumë pranë Durantit dhe nivelit të votave të Xhejmsit, me Zhoel Embijdin shumë më poshtë. Publiku ka 50 për qind të votave në zgjedhjen e lojtarëve në Ndeshjen e Yjeve, ndërsa nga 25 për qind i kanë basketbollistët e NBA-së dhe gazetarët.

Sfidanti.al