“Bukurani” Napoli eliminohet nga Kupa, të lutem mos e fyeni!

Kjo skuadër ka dhënë kaq shumë kënaqësi këtë sezon saqë janë shumë të paktë ata që do të uronin që të dështonte. Gjithsesi, edhe Napoli është “tokësor” dhe “topi mbetet i rrumbullakët”, ndaj edhe nuk ka ndonjë habi që “mbretërit” e Italisë u dorëzuan në Kupën e Italisë përballë një rivali inferior. Salernitana ia doli në stadiumin “Maradona” pas gjuajtjes së penalltive, ndërsa 120 minuta përfunduan 2-2. Një dështim që mund të ndikojë në vetëvlerësimin e ekipit të trajnerit Luçiano Spaleti, por që vështirë se mund të shkatërrojë kryeveprën që po krijohet. Fitorja 5-1 ndaj Juventusit ishte kaq e madhe sa dehja nuk qe e mundur të kalohej deri mbrëmë. Do të jetë mësim për herë tjetër, në Serinë A dhe në Champions.

Sfidanti.al