Broja tjetër mesazh Edi Rejës, shënon dhe hyn në historinë e Premier Ligës!

Nuk dihet se çfarë mendon trajneri i kombëtares, Edi Reja, por ai po vazhdon me të vetën. Armando Broja hyn në historinë e futbollit anglez, ndërsa shënoi për Sauthemptonin në Premier Ligë në barazimin 1-1 ndaj Brajtonit. Ai e kaloi ekipin e tij në epërsi në minutën e 29-të, dhe ka 3 gola në 3 ndeshje si titullar në elitën e futbollit anglez. Sulmuesi i kombëtares ka realizuar si titullar edhe ndaj Lidsit dhe po ashtu kundër Bërnlit. Me këto statistika, 20-vjeçari bëhet i dyti lojtar më i ri në historinë e Premier Ligës që ka 3 gola në 3 ndeshje si titullar, duke qenë 20 vjeç e 85 ditë

Po ashtu, ai është më i miri këtë sezon në kampionatin anglez për lojtarët deri në moshën 20 vjeç. Kjo sepse sulmuesi kuqezi ka shënuar 5 gola këtë edicion në çdo konkurrim. Broja ka shkëlqyer gjithashtu me kombëtaren duke realizuar 3 gola e duke ndihmuar në fitoret minimale 1-0 ndaj Hungarisë në “Elbasan Arenë” dhe në Budapest, si dhe në fitoren 5-0 ndaj San Marinos. Pavarësisht kësaj, ai ka pasur përplasje me trajnerin Reja duke mos luajtur ndaj Anglisë e Andorrës, dhe dyshon se ndaj tij po veprohet me tendencë.

Sfidanti.al